Një grup studentësh dhe të rinjsh janë mbledhur para Bashkisë së Durrësit, ku po protestojnë në mbështetje të personave që policia ka shoqëruar gjatë ditës së enjte dhe të premte.
Protestuesit u mblodhën fillimisht përpara institucionit vendor dhe më pas marshuan drejt Drejtorisë Vendore të Policisë së Durrësit.
Gjatë marshimit, pjesëmarrësit kërkuan lirimin e të rinjve të shoqëruar dhe hodhën thirrje kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Tubimi i sotëm vjen pas disa ditësh protestash në qytetin bregdetar.
Gazeta RD