Kaos para Kryeministrisë, efektivët mbysin me ujë e gaz lotsjellës studentët

Situata në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë, është përshkallëzuar, ku policia ka përdorur sasi të mëdha gazi lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Në terren janë pozicionuar edhe dy makina ujëhedhëse, të cilat po përdoren nga efektivët për të zmbrapsur protestuesit.

Nga ana tjetër, protestuesit kanë hedhur pllaka trotuari dhe sende të forta në drejtim të policisë, e cila është vendosur në mbrojtje të godinës së Kryeministrisë.

About Redaksia

Check Also

“Urdhër nga lart”/ Gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, katër persona me rroba civile shfaqen duke …