Berisha tha se nesër protestuesit kanë nevojë më shumë se kurdo për mbështetjen e të gjithë qytetarëve.
Berisha: Mirëmbrëma!
Të dashur qytetarë dhe qytetare, vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj, u drejtohem sonte para së gjithash si prind, si gjysh, si qytetar, por edhe ish-president e ish-kryeministër i këtij vendi.
Të gjithë ju, prindërve, qytetarëve dhe qytetareve, të gjithë anëtarëve të diasporës tonë kudo që janë, të rinjve dhe të rejave në të katër anët e vendit, nesër është një ditë shumë e rëndësishme, tejet e veçantë.
Që nga data 13 gjer sot, në rrugët dhe sheshet e Tiranës, narkobanditë me uniformë janë sjellë në mënyrën më shtazore me akte barbare ndaj studentëve dhe gjimnazistëve të Tiranës.
I kanë keqtrajtuar, torturuar, ndaluar dhe arrestuar me qindra e qindra prej tyre.
Kanë mbushur komisariatet me të mitur, me vajza, me qytetarë dhe të moshave më të shtyra.
Barbaritë e tyre mbi trupat e rrëzuar të të rinjve dhe studentëve, thyerja e kockave, çarja e kafkave me bombola gazi, me plumba gome, përdorimi i granatave të gazit dhe zhurmuese, përdorimi i tonelatave gaz të skaduar ariu, spraj ariu, shkopinjtë e gomës shoqëruar me shufra hekuri.
Tirana nuk ka njohur një barbari të tillë ndaj të rinjve shqiptarë as në vitet ’90.
Nesër gjimnazistët dhe studentët e Tiranës kanë më shumë se kurrë nevojë për mbështetjen e çdo shqiptari në betejën e tyre epike.
Në betejën e tyre të pamposhtur.
Gazeta RD