Protestuesi: Të rinjtë nuk janë vetëm, do t’i mbrojmë me jetë!

Një qytetar i është bashkuar protestës për të mbështetur të rinjtë që kanë dalë në rrugë kundër qeverisë së Edi Ramës. Ai u ka bërë thirrje efektivëve të policisë të mos qëndrojnë në mbrojtje të pushtetit, por të respektojnë qytetarët që protestojnë.

Në një prononcim për News24, protestuesi ngriti shqetësimin për përdorimin e gazit lotsjellës ndaj të rinjve, duke thënë se prindërit janë të frikësuar për sigurinë e fëmijëve të tyre.

Ai theksoi se protesta nuk ka karakter partiak, por është një reagim qytetar, ku të rinjtë po kërkojnë të drejtat e tyre.

“Fëmijët tanë janë sot në shesh dhe janë fëmijët e të gjithë shqiptarëve. Policia duhet ta kuptojë se nuk kemi të bëjmë me një protestë partiake, por me një revoltë popullore”, u shpreh ai.

Qytetari paralajmëroi gjithashtu se uniformat blu duhet të vendosin nëse do të jenë në krah të njerëzve apo të qeverisë. Ai pretendoi se edhe uji i përdorur gjatë ndërhyrjes policore përmbante një solucion të rrezikshëm për lëkurën, pa paraqitur prova për këtë pretendim.

“Për sa kohë të rinjtë kanë dalë të kërkojnë të drejtën e tyre, ne do të jemi aty për t’i mbrojtur. Kemi frikë për ta, sepse po përballen me një situatë të rëndë”, deklaroi protestuesi.

About Redaksia

Check Also

Rama pritet me protesta gjatë vizitës në Dublin: Ik, Shqipëria nuk është në shitje!

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Dublin për një vizitë zyrtare në kuadër të takimeve të …