Ora e historisë fton nesër çdo shqiptar në Tiranë/ Mesazhi i Berishës: Mbështesim studentët

Sali BERISHA

Të dashur qytetarë dhe qytetare, vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj, u drejtohem sonte para së gjithash si prind, si gjysh, si qytetar, por edhe ish-president e ish-kryeministër i këtij vendi.
Të gjithë ju, prindërve, qytetarëve dhe qytetareve, të gjithë anëtarëve të diasporës tonë kudo që janë, të rinjve dhe të rejave në të katër anët e vendit, nesër është një ditë shumë e rëndësishme, tejet e veçantë.
Që nga data 13 gjer sot, në rrugët dhe sheshet e Tiranës, narkobanditë me uniformë janë sjellë në mënyrën më shtazore me akte barbare ndaj studentëve dhe gjimnazistëve të Tiranës.
I kanë keqtrajtuar, torturuar, ndaluar dhe arrestuar me qindra e qindra prej tyre.
Kanë mbushur komisariatet me të mitur, me vajza, me qytetarë dhe të moshave më të shtyra.
Barbaritë e tyre mbi trupat e rrëzuar të të rinjve dhe studentëve, thyerja e kockave, çarja e kafkave me bombola gazi, me plumba gome, përdorimi i granatave të gazit dhe zhurmuese, përdorimi i tonelatave gaz të skaduar ariu, spraj ariu, shkopinjtë e gomës shoqëruar me shufra hekuri.
Tirana nuk ka njohur një barbari të tillë ndaj të rinjve shqiptarë as në vitet ’90.
Nesër gjimnazistët dhe studentët e Tiranës kanë më shumë se kurrë nevojë për mbështetjen e çdo shqiptari në betejën e tyre epike.
Në betejën e tyre të pamposhtur.Nesër, mijëra e mijëra burra, gra, djem dhe vajza, nga mbarë Evropa vërshojnë drejt Tiranës.
Ftoj çdo demokrate e demokrat, çdo qytetare e qytetar, çdo prind, nënë, baba, ftoj të gjitha bizneset e vendit të solidarizohemi nesër në Tiranë me studentët, të cilët në këtë betejë epike po mbrojnë më shumë se çdo gjë tjetër të ardhmen e tyre në këtë vend, ëndrrën e tyre shqiptare nga një zjarrvënës, armik i egër i kombit.
Po mbrojnë dinjitetin e qytetarëve shqiptarë.
Janë ngritur viganë kundër bandave të drogës në qeveri, narkoshtetit me pasojat e tij shkatërrimtare, kreut të këtij narkoshteti, Padrinos Edi Rama.
Solidariteti dhe mbështetja jonë për studentët është e një rëndësie të jashtëzakonshme.
Ora e historisë fton nesër çdo shqiptar në Tiranë.

About Krye Redaktor

Check Also

Banditët e policisë hedhin gaz lotsjellës drejt protestuesve në bulevard, plagoset një vajzë

Tensionet janë rikthyer në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, ku vijon protesta e studentëve, …