“Lironi çunat”/ Studentët protestojnë para Bashkisë dhe Drejtorisë së Policisë së Durrësit

Një grup studentësh dhe të rinjsh janë mbledhur para Bashkisë së Durrësit, ku po protestojnë  në mbështetje të personave që policia ka shoqëruar gjatë ditës së enjte dhe të premte.

Protestuesit u mblodhën fillimisht përpara institucionit vendor dhe më pas marshuan drejt Drejtorisë Vendore të Policisë së Durrësit.

Gjatë marshimit, pjesëmarrësit kërkuan lirimin e të rinjve të shoqëruar dhe hodhën thirrje kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Tubimi i sotëm vjen pas disa ditësh protestash në qytetin bregdetar.

About Redaksia

Check Also

“Urdhër nga lart”/ Gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, katër persona me rroba civile shfaqen duke …