Po ikën/ Rama largon serverat dhe dosjet nga kryeministria

Një informacion i raportuar nga një burim anonim në redaksinë tonë ngre pikëpyetje mbi lëvizjet e kryera në ambientet e Kryeministrisë, ku, sipas këtij burimi, rreth mesditës janë larguar dosje me dokumente dhe serverë.

Burimi pretendon se bëhet fjalë për dokumente të rëndësishme dhe se transportimi i tyre lidhet me shqetësimet për një sulm të mundshëm ndaj godinës gjatë dy ditëve të ardhshme.

Sipas të njëjtit informacion, largimi i dokumenteve dhe pajisjeve teknologjike është kryer si masë paraprake, për shkak të frikës nga përshkallëzimi i situatës dhe mundësisë së incidenteve pranë selisë së qeverisë.

Megjithatë, deri në këtë moment, nuk ka konfirmim zyrtar për transportimin e dosjeve dhe serverëve, për natyrën e dokumenteve që pretendohet se janë larguar apo për arsyet e një veprimi të tillë.

Informacioni i përcjellë nga burimi anonim nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur nga redaksia. Për këtë arsye, mbetet e paqartë nëse lëvizjet e pretenduara kanë ndodhur dhe nëse kanë lidhje me shqetësimet për sigurinë e godinës së Kryeministrisë.

Redaksia do të vijojë verifikimin e informacionit dhe do të pasqyrojë çdo reagim zyrtar lidhur me këtë çështje./Publik.al

About Redaksia

Check Also

Pamje të rënda! Banditi i policisë hedh bombulën me gaz lotsjellës, plagoset në kokë studentja

Këto janë pamjet e rënda nga momenti ku një vajzë e re u plagos në …