Policët e Ramës shtrijnë në tokë dhe dhunojnë me shkop gome reporterin e medias së huaj

Një moment i paprecedentë ka ndodhur gjatë protestës në Tiranë. Në një moment ku situata ishte e qetë disa furgona të policisë ‘zbarkuan’ pranë Bankës së Shqipërisë dhe morën para gjithë protestuesit, përfshirë edhe mediat.

Efektivët rrethuan një reporter të një media të huaj, të cilin e shtrinë përtokë, duke e gjuajtur me shkopinj gome.

Ndërkohë gazetarë të tjerë bërtisnin “mos e prekni se ëshë i mediave, është gazetar”. Pas disa momentesh dhunë, efektivët u larguan nga reporteri, ndërkohë që ky i fundit konfirmoi edhe për mediat se është reporter i një media të huaj.

About Redaksia

Check Also

Pasoja të renda nga akti barbar/ Dëmtime në kafkë dhe në shtyllën kurrizore

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me gjendjen shëndetësore të Muhamet Skanës, të riut që …