Nis marshimi i studentëve të Mjekësisë drejt Ministrisë së Arsimit

Ka nisur marshimi i studentëve të Mjekësisë në Tiranë, të cilët ndodhen aktualisht në zonën e 9-katësheve dhe po vijojnë lëvizjen drejt Ministrisë së Arsimit.

Studentët pritet të ndalen para godinës së ministrisë, ku do të vijojnë protestën kundër qeverisë.

Thirrja e tyre kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, kërkesë që po artikulohet prej ditësh edhe nga protestues të tjerë në kryeqytet dhe qytete të vendit.

About Redaksia

Check Also

Tabaku: Largimi i Ramës domosdoshmëri për rikthimin e paqes sociale!

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka kërkuar një zgjidhje politike për situatën e tensionuar në …