Sonila Meço: Opozita dy rrugë ka, mobilizim dhe alternativë!

Gazetarja Sonila Meço theksoi sot në tryezën e shoqërisë civile, organizuar nga kryetari i PD, Sali Berisha, se opozita duhet të shpalosë edhe alternativën, krahas mobilizimit.

Ajo iu referua rrëzimit të qeverisë bullgare për shkak të krizës së çmimeve dhe protestat që po zhvillohen në disa vende Europiane.

“Momentet që flasim Anglia ka dalë në protestë, e paimagjinueshme, protestohet për mosmenaxhimin e kostove të jetesës nga ana e qeverisë. Në Bullgari po bie një qeveri për shkak të inflacionit. Nuk ka përgjigje tjetër përveç mobilizimit total të të gjithëve, por në këtë mobilizim që është në sipërfaqe doktor, duhet alternativa. Troç, duhet t’i thoni shqiptarëve ku do t’i gjeni paratë që do kompensoni këtë të rritje çmimesh? Ku do t’i gjeni paratë? Do të shkoni te biznesi i madh, do të vendosni taksa ekstra, çfarë do bëni doktor? Troç duhet t’i jepni shqiptarëve alternativën. Mobilizim dhe alternativë dy rrugë ka”, shtoi Meço.

About Redaksia

Check Also

“Nuk duhet të jesh në zyrë kur të vriten njerëz…”/ Dëshmia e Metës dhe mesazhi që mori para 21 janarit

Ilir META Të vërtetat e 2𝟏 𝐉𝐚𝐧𝐚𝐫𝐢𝐭, 𝟏𝟒 𝐒𝐡𝐭𝐚𝐭𝐨𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐜̧𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐣𝐞𝐬 𝐇𝐚𝐣𝐝𝐚𝐫𝐢 Kur njerëzit me …

Leave a Reply