Apliko edhe ti!

Nga Lutfi DERVISHI

“Dëmi im”, rubrika që rrezikon të mbingarkojë e-Albania!

Qeveria hapi sot rubrikën “Dëmi im”, ku bizneset e dëmtuara gjatë protestave mund të regjistrojnë dëmet dhe të kërkojnë ndihmë. Nismë shumë e mirë!

Por, meqë rubrika quhet “Dëmi im”, lind një pyetje: A mund të aplikojnë edhe taksapaguesit?

Lista e tyre është pak më e gjatë:

1. Inceneratorët e Tiranës, Fierit dhe Elbasanit

2. Dosja 5D

3. Tuneli i Llogarasë

4. Tenderat e AKSHI-t

5. Unaza e Madhe në Tiranë

6. Rruga e Arbrit

7. PPP-të

8. Gjyqi Becchetti

9. Dëmshpërblimet nga vendimet e GJEDNJ

10. Koncesioni Check-up

11. Koncesioni i sterilizimit

12. Koncesioni i laboratorëve

13. Hekurudha Tiranë – Durrës – Rinas

14. Porti i Durrësit

15. Koncerti Kaney West

16. Kayo dhe Timak Defence

17. Smart city

18. Gjoba 120 ml euro e falur për Bankers Petrolium

19. Air Albania e falimentuar

20. Aeroporti i Vlorës (Bexheti si Beketi dhe vaj medet buxheti)

21. Tigri 1 dhe Tigri 3

22. Fondet IPARD

23. Arbitrazhet e tjera ndërkombëtare

24. Shpenzimet për konsulenca

25. Fondet e Propagandës
Etj etj

Për bizneset e dëmtuara do të dalin dhjetë grupe të Tatimeve për të verifikuar faturat, për gjymtimin e buxhetit, (kontribut i taksapaguesve) ndoshta duhen dhjetë grupe të KLSH-së dhe 100 të SPAK-ut.

About Redaksia

Check Also

Studentët tanë në gjurmët e studentëve të Dhjetorit ’90-të!

Prof. Myqerem Tafaj Studentët dhe gjimnazistët nuk kërkojnë thjesht shkollim më të mirë në shkollat …