Protesta në Shkodër, pritet pjesëmarrja e tifozëve të Vllaznisë

Protesta studentore në Shkodër pritet të vijojnë edhe këtë të shtunë, pas tubimit të zhvilluar një ditë më parë.

Ditën e sotme është paralajmëruar një tjetër protestë, ku pritet të bashkohen edhe tifozët e Vllaznisë, ndërsa mbetet për t’u konfirmuar nëse do të ketë pjesëmarrës nga diaspora përmes pikës kufitare të Muriqanit.

Protesta e djeshme nisi rreth orës 09:00, me pjesëmarrjen e studentëve të Universitetit të Shkodrës, të cilët marshuan në rrugët e qytetit, bojkotuan procesin mësimor dhe kërkuan largimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Në orët e pasdites, një grup i vogël protestuesish u rikthye pranë Bashkisë Shkodër, ku hodhi një molotov në hyrje të godinës. Nga ky incident nuk raportohen persona të lënduar. Sakaq të rinjtë e shoqëruar nga policia janë liruar pas identifikimit.

Ndërkohë, vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve në Tiranë komandanti i forcave të rendit në Policinë e Shkodrës, Fasli Ramaj, i cili u plagos në kokë gjatë përplasjeve në protestën e dy ditëve më parë. Ai u transportua drejt Tiranës për trajtim të specializuar dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale. Sipas informacioneve, operacioni përfundoi me sukses dhe gjendja e tij është e stabilizuar. /A2 CNN

About Redaksia

Check Also

Berisha: Studentët kanë të drejtë, ky sistem i bazuar te droga duhet shembur! PD do t’u japë mbështetje maksimale

Kryetari i PD, Sali Berisha, deklaroi se studentët kanë të drejtë të kërkojnë përmbysjen e …