Çdo orë që kalon po tregon një polici tejet të dhunshme, e cila nuk kursen as institucionet fetare.
Dhjetëra efektivë kanë mësyrë në xhaminë ‘Et’hem Beu’ në kryeqytet, në kohën kur besimtarët po falnin namazin duke i dhunuar brutalisht.
Ndaj besimtarëve, efektivët hodhën gaz lotsjellës dhe spraj, duke ndërprerë namazin.
Besimtarët kërkuan nga Policia e Shtetit të vendosin një limit dhe të respektojnë institucionet fetare.
‘Duhet të ketë limit, të mos futen brenda xhamisë. Sa u thirr ezani dhe po nisnim të faleshim, kur policia erdhi brenda dhe ushtroi dhunë ndaj besimtarëve të xhamisë me shkopa gome. Hodhën edhe gaz lotsjellës e spraj ndaj besimtarëve’, u shpreh i riu.

Gazeta RD