Kryetari i PD, Sali Berisha ka bërë thirrje për mosbindje civile në çdo qytet, duke kërkuar nga ata që të ngrihen në këmbë kundër regjimit të Edi Ramës.
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha tha se përmes shqiptarëve, Ramës duhet t’i dridhet toka nën këmbë, pasi është një akt detyrimi qytetar për të rikthyer në këtë vend shpresën e ligjit, liritë dhe të drejtat e shqiptarëve.
Berisha: … të solidarizohen me revoltën si rruga më e sigurt e zgjidhjes më të shkëlqyer, por dhe si rruga e drejtë e histories. Këtu është logu, këtu është sheshi, ku fitorja do firmoset nga qytetarët shqiptarë’, u shpreh Berisha në deklaratën për mediat.
Ndërkohë, shpreh solidaritetin tim me të gjithë qytetarët, të rinjtë, studentët, demokratë, pa parti, socialistë, çfarëdo qofshin në këtë protestë. U bëj thirrje qytetarëve, edhe si një akt përgjegjësie të vonuar, edhe si një akt detyrimi prindëror ndaj këtyre të rinjve, edhe si një akt detyrimi qytetar për të rikthyer në këtë vend shpresën e ligjit, liritë, të drejtat e shqiptarëve, të solidarizohen me revoltën si rruga më e sigurt e zgjidhjes më të shkëlqyer, por dhe si rruga e drejtë e historisë. Ju bëj thirrje demokratëve, demokratëve dhe mbarë qytetarëve në të gjitha rrethet të mobilizohen me të gjithë potencialin e tyre për mosbindje civile.
Mosbindja civile në çdo rreth është ndihma më e çmuar për studentët, luftëtarë të lirisë. Për studentët, për gjimnazistët, heronj të vërtetë. Këtij regjimi të urryer duhet t’i dridhet toka nën këmbë në çdo metër katror të territorit të këtij vendi. Ndërsa, për qytetarët që mund të vijnë në Tiranë nesër, të vërshojnë drejt kryeqytetit. Këtu është logu, këtu është sheshi, ku fitorja do firmoset nga qytetarët shqiptarë. Edhe një herë, thirrja ime: të gjithë në këmbë, për t’i dhënë ndëshkimin e merituar këtij regjimi të urryer për shqiptarët. Faleminderit.
Gazeta RD