Tjetër mesazh i fortë nga Uashingtoni/ Populli shqiptar meriton lirinë për të shprehur zërin e tij.

Bashkë-drejtues (Co-Chair) i Grupit të Çështjeve Shqiptare në Kongres amerikan Robert Aderholt përmes një mesazhi në rrjetin social X, shpreh shqetësimin për përshkallëzimin e trazirave në Shqipëri, vend anëtar i NATO-s.

Reagimi:

“Jam thellësisht i shqetësuar për përshkallëzimin e trazirave në Shqipëri, aleate e NATO-s. Populli shqiptar meriton sundimin e ligjit, institucione të përgjegjshme dhe lirinë për të shprehur zërin e tij. Të gjitha palët duhet të refuzojnë dhunën, ndërsa qeveria duhet të respektojë të drejtat e protestuesve paqësorë. Të rinjtë shqiptarë meritojnë të kenë zërin e tyre në përcaktimin e së ardhmes së vendit të tyre”.

About Krye Redaktor

Check Also

Vendi ku fshihet Rama/ Kush është koordinatori i ri që po rekruton vrasësit kundër studentëve

Sali BERISHA Zërat brenda Partisë Socialiste në favor të një zgjidhjeje politike, domethënë për dorëheqjen …