Të rinjtë në Korçë nisin protestën, marshojnë drejt gjimnazeve me thirrjet “Bashkohuni me ne” dhe “Rama ik”

Të rinjtë në Korçë kanë dalë sërish në protestë, duke marshuar drejt gjimnazeve të qytetit me synimin për të përfshirë edhe bashkëmoshatarët e tyre në këtë nismë.

Gjatë marshimit, protestuesit u kanë bërë thirrje nxënësve të shkollave të mesme që t’u bashkohen, duke kërkuar pjesëmarrje më të gjerë të të rinjve në protestë.

Marshimi po vijon nën thirrjet “Bashkohuni me ne” dhe “Rama ik”, ndërsa të rinjtë synojnë të mobilizojnë sa më shumë bashkëmoshatarë për t’iu bashkuar reagimit të tyre.

About Redaksia

Check Also

2500 euro çdo polici për të dhunuar rininë/ Reagimi i Kedhit për vendimin e Ramës

Deklarata e nënkryetarit të PD, Nikola Kedhi: Sot Edi Rama u tha policëve të Shqipërisë …