Terror në Vlorë/ Policia futet brenda universitetit dhe bllokon studentët për të mos dalë në protestë

Protesta studentore në Vlorë është përballur me një tjetër situatë të paprecedentë, ku forcat e policisë kanë mësyrë brenda ambienteve universitare.

Një pjesë e studentëve kanë hyrë në auditorët e Fakultetit të Shkencave Teknike, në Universitetin “Ismail Qemali”, në vijim të revoltës që po përhapet në vend.

Ndërkohë, efektivët e policisë kanë krijuar një barrikadë, duke u bllokuar rrugën studentëve që të mos dalin në protestë.

Pas ndërhyrjes së policisë, studentët janë nxjerrë nga godina, ndërsa efektivët kanë marrë në mbikëqyrje territorin përreth universitetit.

About Redaksia

Check Also

2500 euro çdo polici për të dhunuar rininë/ Reagimi i Kedhit për vendimin e Ramës

Deklarata e nënkryetarit të PD, Nikola Kedhi: Sot Edi Rama u tha policëve të Shqipërisë …