Të rinjtë në Korçë kanë dalë sërish në protestë, duke marshuar drejt gjimnazeve të qytetit me synimin për të përfshirë edhe bashkëmoshatarët e tyre në këtë nismë.
Gjatë marshimit, protestuesit u kanë bërë thirrje nxënësve të shkollave të mesme që t’u bashkohen, duke kërkuar pjesëmarrje më të gjerë të të rinjve në protestë.
Marshimi po vijon nën thirrjet “Bashkohuni me ne” dhe “Rama ik”, ndërsa të rinjtë synojnë të mobilizojnë sa më shumë bashkëmoshatarë për t’iu bashkuar reagimit të tyre.
Gazeta RD