Revolta/ Rama sot bëri fjalim diktatorial, po tenton të intimidojë studentët! Pa dorëheqje nuk tërhiqemi!

Një student në protestën  e sotme i është përgjigjur deklaratave të Ramës i cili më herët  deklaroi se do të ndërpriten bursat për studentët që përfshihen në revoltë.

I riu tha se e gjitha është presion dhe se Rama po përdor çdo formë për t’u bërë presion studentëve.

“Qëllimi i kësaj proteste është që të arrijmë një jetesë standarde. Nuk është protestë luksi, ne po rrihemi për gjëra minimale. Gjithë studentët janë në një mendje, pa dorëheqjen e kryeministrit nuk tërhiqemi. Sot ai bëri një fjalim diktatorial, tha do ndërpritet bursat.

Unë mund të revoltohem të thyej një xham, më nxirr para gjykatës. A ka ndonjë ligj që dhuna në protestë të privon nga bursa? Ky është presion, por sado të mundohet ta fshehë, por ai po provon veglën e fundit për të intimiduar studentët…”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

2500 euro çdo polici për të dhunuar rininë/ Reagimi i Kedhit për vendimin e Ramës

Deklarata e nënkryetarit të PD, Nikola Kedhi: Sot Edi Rama u tha policëve të Shqipërisë …