Ngjarje e rëndë në Kamëz, vriten dy vëllezër

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kamzën, ku dy vëllezër kanë humbur jetën pasi janë qëlluar me armë zjarri.

Sipas informacioneve paraprake, njëri prej vëllezërve ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa tjetri ka humbur jetën gjatë transportimit drejt spitalit, si pasojë e plagëve të marra.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta, i cili ka përfunduar tragjikisht me vrasjen e dy personave të së njëjtës familje.

Për ngjarjen është arrestuar autori i dyshuar, Ngushëllim Manzi.

About Redaksia

Check Also

2500 euro çdo polici për të dhunuar rininë/ Reagimi i Kedhit për vendimin e Ramës

Deklarata e nënkryetarit të PD, Nikola Kedhi: Sot Edi Rama u tha policëve të Shqipërisë …