Revolta studentore/ Tensione para Ministrisë së Arsimit, policia hedh gaz lotsjellës ndaj të rinjve

Kanë nisur tensionet në protestën studentore përpara ministrisë së Arsimit. Të rinjtë u mblodhën sikurse ditët e tjera përpara godinës, ndërkohë që efektivët e Policisë hodhën ndaj tyre gaz lotsjellës për t’i shpërndarë.

Studentët e kanë përshkallëzuar revoltën e tyre në të dhunshme, duke artikuluar se kryeministri Edi Rama, të cilit i kërkojnë dorëheqjen, nuk ka marrë parasysh kërkesën e tyre të panegociueshme për t’u larguar.

Kryeministri, nga ana tjetër, ka refuzuar të japë dorëheqjen, ndërsa nuk ka kursyer sulmet ndaj tyre.

Më herët, ditën e sotme, në një takim, shefi i qeverisë kërcënoi familjarët e tyre se të përballen me faturën financiare të dëmeve të shkaktuara.

About Redaksia

Check Also

2500 euro çdo polici për të dhunuar rininë/ Reagimi i Kedhit për vendimin e Ramës

Deklarata e nënkryetarit të PD, Nikola Kedhi: Sot Edi Rama u tha policëve të Shqipërisë …