Zvicra thirrje qeverisë shqiptare: Mbroni protestuesit dhe lirinë e medias!

Ambasada e Zvicrës në Shqipëri ka shprehur shqetësimin për përshkallëzimin e dhunës dhe dëmtimin e pronës publike dhe private gjatë protestave të fundit.

Përmes një deklarate të publikuar në Facebook, përfaqësia diplomatike u ka bërë thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje, të shmangin përshkallëzimin e situatës dhe t’i japin përparësi dialogut konstruktiv.

Në reagimin e saj, ambasada thekson rëndësinë e së drejtës për tubim paqësor, duke e cilësuar atë si një element thelbësor të një shoqërie demokratike.

Zvicra u kërkon gjithashtu autoriteteve shqiptare të garantojnë dhe mbrojnë të drejtën e qytetarëve për të protestuar në mënyrë paqësore, si dhe lirinë e medias për të raportuar mbi zhvillimet.

Një tjetër thirrje u drejtohet forcave të sigurisë, të cilave ambasada u kërkon të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Reagimi i plotë:

Zvicra është e shqetësuar për shpërthimin e fundit të dhunës dhe shkatërrimin e pronës publike e private gjatë demonstratave në Shqipëri.

U bëjmë thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje, të ulin tensionet dhe t’i japin përparësi dialogut konstruktiv. E drejta për tubim paqësor është thelbësore për një shoqëri demokratike.

U bëjmë thirrje autoriteteve që të garantojnë dhe mbrojnë plotësisht të drejtën për tubim paqësor, si dhe lirinë e medias; u bëjmë thirrje forcave të sigurisë që të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

About Redaksia

Check Also

Fundi i bushtrës në qeveri/ Sjell automjetet zhurmë shpërndarëse nga frika e fundit të tmerrshëm

Tritan SHEHU Rama, ne shkelje te Kushyetutes sjell automjete represioni, uje hedhese dhe zhurme shperndarese! …