Garo: Nënkryetarja e Gjykatës së Tiranës Migena Laska urdhëron të mos u jepet avokatëve ista e personave të arrestuar në protestë

Deklaratë për mediat e zëdhënëses së PD, Floriana Garo:

Avokatët e protestuesve të ndaluar nga Policia gjatë revoltës studentore njoftojnë se nënkryetarja e Gjykatës së Tiranës, Migena Laska, ka urdhëruar të mos publikohet, që do të thotë të mos u jepet avokatëve, lista e personave të arrestuar në protestë që paraqiten nesër për masë sigurie në gjykatë.

Ky është vendimi më i pashembullt në historinë e drejtësisë.

Kjo është një shkelje e rëndë e të drejtës për mbrojtje efektive. Me sa duket, ajo ka marrë urdhër politik që të përjashtojë kështu avokatët e zgjedhur nga të ndaluarit dhe t’u emërojë atyre avokatë patronazhistë!

Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe këtë shkelje të rëndë të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Kushtetutës dhe ligjeve të vendit!

About Redaksia

Check Also

Erdogan i vjen në ndihmë Ramës për të shtypur protestën rinore, avioni ushtarak turk zbret në Rinas me dy autobotë

Një avion ushtarak turk është raportuar të jetë ulur mesditën e sotme në Aeroportin Ndërkombëtar …