Skandal/ Rama fsheh rezolutën për dënimin e genocidit serb në Kosovë, Berisha e paralajmëron

• Berisha polemika me Nikollen: Pse ju djeg denimi i gjenocidit serb ne Kosove?! Kuvendi nuk eshte dyqani yt

NDËRHYRJA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË KUVEND

Nuk keni absolutisht asnjë tagër përveç mosluajalitetit të plotë të këtij parlamenti të silleni në këtë mënyrë.
Ju po shkruani rregulloren e Kuvendit, ju kryeni krim sepse po shkelni ligjin e parlamentit.

Aty përcaktohet qartë se cili është qëndrimi që mbahet ndaj rezolutave. Brenda tre ditëve nga data e depozitimit, ajo shqyrtohet nga Kuvendi.

Rezoluta për krimet serbe në Kosovë ka tre javë që pret të shqyrtohet.

Parlamenti nuk është dyqani yt, ti nuk ke as konceptet më elementare.

Ligji i parlamentit parashikon që kryesia e parlamentit ta sjellë në sallën e parlamentit çështjen, jo në komisione.
Ju po e trajtoni parlamentin në mënyrën më primitive, në mënyrën më të padenjë. Po e trajtoni sipas urdhrave që merrni nga Edi Rama.

Ju po rrisni shkallën e konfliktualitetit në parlament. Nuk ka kush të drejtë të shkelë të drejtat e deputetëve në Kuvend.

Pse ju djeg dënimi i gjenocidit serb në Kosovë?
Kjo është antikushtetuese dhe antiligjore.

About Redaksia

Check Also

Rama shpenzoi 30 mijë euro për të shkuar në Korçë me dy helikopterë, qytetarët ta gjuajnë me vezë e domate

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Edi Rama shpenzoi 30 mijë euro për të …

Leave a Reply