“Junta policore kundër rinisë”/ Këlliçi: Skënder Hitaj udhëzoi me gojë drejtuesin e RENEA-s

Nënkryetari i PD, Belind Këlliçi, ka publikuar një mesazh që, sipas tij, denoncon mënyrën e organizimit të ndërhyrjeve policore ndaj të rinjve që protestojnë në Tiranë.

Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi e cilëson situatën si një “juntë policore kundër rinisë” dhe ngre pretendime për urdhra të dhënë gojarisht nga drejtues të Policisë së Shtetit dhe të RENEA-s.

Sipas mesazhit të publikuar nga Këlliçi, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, është takuar për disa minuta me Artur Priftin, drejtues të RENEA-s, pranë Ministrisë së Brendshme, dhe më pas ky i fundit ka mbledhur një grup efektivësh për t’u përcjellë udhëzimet

Postimi 

Junta policore kundër rinisë. Lexoni mesazhin që dekonspiron skemën banditeske të Skënder Hitës:

Miredita Belind!

1 ore me pare Skender Hita erdhi me nje makine pa shenja policie te qoshja e ministrise se rendit si ne foto dhe udhezonte Artur Priftin e Reneas me goje.

Jo me shume se 7-8 min.

Arturi sapo ai u largua mblodhi nje grup policesh dhe u transmetoi po gojazi cfare u urdherua.

E kupton vete: urdhera me goje, jo me radio, se lene gjurme.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Rama la mbledhjen e arsimtarëve pas lajmit për Lubinë sepse e di që dosjet e saj kanë të gjitha firmën e tij

Gjatë fjalës së mbajtur në takimin me drejtuesit e PD të Tiranës, lideri i demokratëve …