Policia nis dhunën dhe gazin lotësjellës ndaj studentëve te kryeministria

Situata është përshkallëzuar mbrëmjen e sotme gjatë protestës para Kryeministrisë, ku janë shënuar përplasje mes protestuesve dhe forcave të Policisë.

Sipas raportimeve, protestuesit kanë hedhur gurë, ndërsa efektivët janë kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë turmën.

Pas ndërhyrjes së policisë, protestuesit janë larguar nga zona para godinës qeveritare, ndërsa efektivë të shumtë janë vënë në ndjekje të tyre në rrugët e kryeqytetit. Situata mbetet e tensionuar, ndërsa zhvillimet vijojnë.

About Redaksia

Check Also

I dëshpëruar nga humbja e Vuçiç / Rama: Nuk jam entuziast për ndryshimin në Serbi, po bëjnë eksperiment”

Kryeministri Edi Rama komentoi zhvillimet e fundit politike në Serbi, duke e cilësuar situatën aktuale …