Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi e cilëson situatën si një “juntë policore kundër rinisë” dhe ngre pretendime për urdhra të dhënë gojarisht nga drejtues të Policisë së Shtetit dhe të RENEA-s.
Sipas mesazhit të publikuar nga Këlliçi, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, është takuar për disa minuta me Artur Priftin, drejtues të RENEA-s, pranë Ministrisë së Brendshme, dhe më pas ky i fundit ka mbledhur një grup efektivësh për t’u përcjellë udhëzimet
Postimi
Junta policore kundër rinisë. Lexoni mesazhin që dekonspiron skemën banditeske të Skënder Hitës:
Miredita Belind!
1 ore me pare Skender Hita erdhi me nje makine pa shenja policie te qoshja e ministrise se rendit si ne foto dhe udhezonte Artur Priftin e Reneas me goje.
Jo me shume se 7-8 min.
Arturi sapo ai u largua mblodhi nje grup policesh dhe u transmetoi po gojazi cfare u urdherua.
E kupton vete: urdhera me goje, jo me radio, se lene gjurme.
Gazeta RD