OSBE: Jemi të shqetësuar! Policia duhet të shmangë përdorimin e paligjshëm të forcës ndaj protestuesve

Në një reagim në rrjetin X OSBE u kërkon forcave të rendit të shmangin përdorimin e paligjshëm ose joproporcional të forcës ndaj protestuesve. Ajo shpreh shqetësimin dhe u bën thirrje të gjitha palëve të ruajnë paqen.

“Të shqetësuar nga raportimet për dhunë gjatë protestave në Shqipëri, ODIHR u bën thirrje të gjitha palëve të ruajnë paqen. Forcat e rendit duhet të shmangin përdorimin e paligjshëm ose joproporcional të forcës ndaj protestuesve, ndërsa çdo rast i përdorimit të paligjshëm të forcës duhet të hetohet menjëherë dhe në mënyrë të pavarur.”

Policia e shtetit pas akordimit të pagesës ekstra 2500 euro nga kryeministri Rama, mbrëmjen e djeshme policia intensifikoi dhunën e ushtruar ndaj të rinjve, duke mos kursyer dhunën me shkopa gome as në oborrin e kishës ortodokse ku disa të rinj kishin hyrë në përpjekje ti shpëtonin dhunës policore.

About Redaksia

Check Also

Gazetarja: Brenda institucioneve ka persona që paguhen me taksat tona për të dhunuar protestuesit

Gazetarja Klodiana Lala ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si po sigurohen selia e Partisë …