Protesta përmes pankartave: “O milet, ta gëzojmë komunizmin”!

Protesta e të rinjve në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ ka nisur të tensonohet, me policinë e cila nisi hedhjen masive të gazit lotsjellës dhe boteve të ujit në drejtim të protestuesve.

Sakaq veç terrorit policor dhe dhunës brutale, shumë prej të rinjve kanë zgjedhur të flasin përmes pankartave, nga ku paralajmërojnë instalimin e një dikature të dytë në vend, pas ndërhyrjes së dhunshme të Policisë në institucionet fetare, xhami dhe kisha.

E tillë është pankarta e një të riu në sheshin përballë Kryeministrisë, e cila me ironi shkruan: ‘Të fala nga 1967’, kohë në të cilën dikatori Enver Hoxha ndaloi predikimin e fesë në Shqipëri.

‘O milet, ta gëzojmë komunizmin! O besimtarë, të fala nga 1967! Allahu u mallkoftë o të mallkuar!’, thuhet në pankartën e të riut protestues.

Image

About Redaksia

Check Also

Nuk ka asnjë lidhje ajo që po ndodh në Paris me këtë që po ndodh në Tiranë! Ramës i dështoi plani me sulmin mbi selinë e PD

Kryetari i PD, Sali Berisha, deklaroi se protesta në Tiranë nuk ka asnjë lidhje me …