Prokuroria e Tiranës po konsumon një krim të rëndë me mosveprimin ndaj dhunës policore

Nga Aranita BRAHAJ

Në juridiksionin territorial të Tiranës po konsumohen vepra të rënda penale kundër lirisë së individit, shendetit, dhe rendit. Por krimet e dyshuara kundër shtetit dhe civilëve kjo Prokurori duket se po i kalon me mosveprim, keqveprim dhe heshtje!

Një pjesë e mirë e Policisë së Shtetit po sillet si pjesë e regjimit të Pinoçetit! Këmba policore që godet dhe thyen kockat e civilëve është e dukshme në Tiranë!!

Ndërsa Prokuroria e Tiranës nuk na ka njoftuar nëse ka nisur, kryesisht apo mbi bazën e kallëzimeve, ndonjë procedim penal për rastet ku dëmtohen shëndeti, jeta dhe liria e qytetarëve.

Ku është kjo prokurori? A ekziston? A është e pavarus nga urdhrat e kryeministrit???

Pse nuk ka njoftuar deri tani asnjë rast procedimi penal për:

— Keqtrajtimin e të miturve dhe civilëve, ushtrimin e dhunës fizike dhe përdorimin e pajustifikuar të forcës policore.

— Helmimin e dyshuar me dashje të popullsisë, përmes përdorimit të sasive të mëdha të gazit lotsjellës.

— Dëmtimin flagrant të shëndetit të të miturve dhe civilëve, përmes përdorimit të sprajit me piper në sy, me pasoja të mundshme në retinë, përfshirë rastet që pretendohet se kanë prekur edhe deputetë.

— Marrjen dhe mbajtjen e paligjshme të të rinjve nga policia, në ambiente që nuk janë komisariate apo institucione të ligjshme paraburgimi.

Nëse Rama u ka premtuar policëve shpërblime për të vepruar sikur vendi të ishte në gjendje të jashtëzakonshme, e cila nuk është shpallur, po prokurorët???

A i ka “blerë” dikush edhe prokurorët që të heshtin dhe të mos bëjnë publike ndjekjet penale për krimet e dyshuara në juridiksionin e tyre territorial???

Pse asnjë zëdhënës?

Pse asnjë komunikatë për shtyp?

Pse asnjë njoftim për procedimet penale per dhunen diskrete?

Pse asnjë informacion mbi veprimet hetimore për dhunën e ushtruar ndaj civilëve dhe të miturve?

PSE KJO HESHTJE??? A ekziston realisht Prokuroria e Tiranës, apo është kthyer në një institucion që hesht përballë veprimeve të dyshuara kriminale të punonjësve të shtetit?

A është e pavarur nga pushteti politik?

A e ushtron detyrën kushtetuese për të hetuar veprat penale, pavarësisht se kush dyshohet se i ka kryer?

Prokuroria nuk është në shërbim të kryeministrit, të qeverisë apo të policisë!

Mosveprimi i një funksionari publik, kur ekziston detyrimi ligjor për të vepruar, mund të sjellë përgjegjësi penale.

Heshtja nuk është hetim Mosveprimi nuk është drejtësi!

Ku është Prokuroria e Tiranës dhe pse nuk procedon dhunën policore si epsod dhe si fenomen???

About Redaksia

Check Also

Gazetarja: Brenda institucioneve ka persona që paguhen me taksat tona për të dhunuar protestuesit

Gazetarja Klodiana Lala ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si po sigurohen selia e Partisë …