Kongresisti amerikan Joe Wilson ka akuzuar regjimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për përpjekje për manipulimin e zgjedhjeve në Serbi, duke kërkuar garantimin e një procesi të lirë dhe të drejtë zgjedhor.
Në një reagim në platformën X, Wilson ka mirëpritur deklaratën e një grupi senatorësh amerikanë, të cilët kanë bërë thirrje për zgjedhje të lira dhe të drejta në Serbi, të parapara të mbahen më 25 tetor.
“Regjimi i Vuçiqit po përpiqet në mënyrë agresive t’i manipulojë zgjedhjet, duke përdorur çdo truk të pistë të mundshëm”, ka shkruar Wilson.
Ai ka theksuar se qytetarët serbë meritojnë zgjedhje të lira dhe të drejta, ndërsa ka kërkuar miratimin e projektligjit SRBIJA Act.
Deklarata e Wilsonit vjen në një kohë kur zyrtarë amerikanë kanë shprehur shqetësime lidhur me gjendjen e demokracisë dhe standardet zgjedhore në Serbi.
Wilson është kongresmeni që ka vënë në shënjestër edhe Ramën. Ai ka kërkuar hetim të qeverisë shqiptare për lidhje me kartele të drogës dhe krimin e organizuar, vendim që pritet të miratohet nga Kongresi amerikan
Gazeta RD