Natën i rreh studentët, ditën u kërkon dialog!

Edi Rama ka zgjedhur të përsërisë të njëjtën skenë hipokrizie për të dytën ditë radhazi.

Pas dhunës vandale, të ushtruar nga policia ndaj studentëve mbrëmjen e kaluar, Rama ka vendosur sërish karriget para Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog”, duke u bërë thirrje të rinjve për bashkëbisedim.

“Ka një mijë një pakënaqësi, ka njëmijë e një halle, një mijë e një probleme  mund të ketë dhe një mijë e një arsye për të protestuar, por asnjë arsye nuk e justifikon dhunën. Çdo arsye është një argument më shumë për dialogun. Për dialogun mes njerëzish që ndajnë të njëjtin atdhe, mes njerëzish që kanë të njëjtën shtëpi për përbashkët, mes njerëzish që duan të njëjtën gjë në fund të fundit: si ta bëjmë Shqipërinë më të mirë, shprehet Rama.

Pra natën shkopinj, dhunë e plumba, ndërsa, ditën tryezë e thirrje për bashkëbisedim.

About Redaksia

Check Also

Urdhri i Ramës, policia gjobit 26 protestues të tjerë

Policia e Tiranës ka vendosur 26 gjoba ndaj protestuesve që morën pjesë në protestën e …