Studentët i përgjigjen Ramës, ia thyejnë karriget e “dialogut”!

Pavarësisht kërcënimeve të Edi Ramës se do të paguajnë dëmet e shkaktuara, studentët i janë përgjigjur sërish kryeministrit, duke thyer karriget e vendosura sot para godinës së Kryeministrisë për të simbolizuar dialogun me të rinjtë.

Pamjet e ardhura në redaksinë e SYRI-t, tregojnë se karriget e nxjerra sërish mëngjesin e sotëm nga Rama janë thyer nga studentët, të cilët vijojnë revoltën e tyre kundër qeverisë.

Për të dytën ditë radhazi, kryeministri u ofron të rinjve karrige për dialog para Kryeministrisë, ndërsa ata kërkojnë përgjegjësi politike dhe largimin e tij.

About Redaksia

Check Also

Edhe në Elbasan pedagogët dhe studentët i përgjigjen bojkotit, ngrihen në protestë!

Pedagogë e studentë në Universitetin Aleksandër Xhuvani në Elbasan i janë përgjigjur thirrjes së Sindikatës …