Studentët i përgjigjen Ramës, ia thyejnë karriget e “dialogut”!

Pavarësisht kërcënimeve të Edi Ramës se do të paguajnë dëmet e shkaktuara, studentët i janë përgjigjur sërish kryeministrit, duke thyer karriget e vendosura sot para godinës së Kryeministrisë për të simbolizuar dialogun me të rinjtë.

Pamjet e ardhura në redaksinë e SYRI-t, tregojnë se karriget e nxjerra sërish mëngjesin e sotëm nga Rama janë thyer nga studentët, të cilët vijojnë revoltën e tyre kundër qeverisë.

Për të dytën ditë radhazi, kryeministri u ofron të rinjve karrige për dialog para Kryeministrisë, ndërsa ata kërkojnë përgjegjësi politike dhe largimin e tij.

About Redaksia

Check Also

Pedagogia sfidon Ramën: Hajde flasim ballë për ballë! Jepni llogari për gazin e rrezikshëm që na keni helmuar fëmijët!

Një pedagoge e Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës ka denoncuar nga …