Edhe në Elbasan pedagogët dhe studentët i përgjigjen bojkotit, ngrihen në protestë!

Pedagogë e studentë në Universitetin Aleksandër Xhuvani në Elbasan i janë përgjigjur thirrjes së Sindikatës së Universiteteve, për të bojkotuar mësimin, ku këtë mëngjes dolën nga auditorët. Pedagogët kanë shprehur mbështetjen e tyre për studentët, duke u solidarizuar me ta dhe kauzën e tyre, për uljen e tarifave studentore, uljen e çmimeve të qirave, përmirësimin e kushteve në konvikte etj.

Revolta Studentore ka nisur që prej datës 13 tetor, ku të rinjtë u mblodhën për të protestuar pranë Ministrisë së Arsimit, ndërsa vala e protestave u përhap në të gjitha universitetet e vendit.

Universitetet po përballen nga viti në vit me mbylljen e programeve studimore, për shkak të rënies së numrit të studentëve, të cilët kanë emigruar masivisht, në kërkim të një të ardhmeje më të sigurt për veten e tyre. Tregu i punës dhe mungesa e meritokracisë i ka detyruar ata të braktisin vendin e tyre.

About Redaksia

Check Also

Pas tubimit para Kryeministrisë, studentët dhe pedagogët nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit

Protesta studentore në Tiranë vijon për të nëntën ditë radhazi, ndërsa studentë, të rinj, pedagogë …