Terror në Tiranë, Rama ikën në Mal të Zi

Edi Rama po udhëton drejt Budvës, në Mal të Zi, ku më 21–22 tetor do të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit.

Sipas njoftimit të Qeverisë Shqiptare, samiti do të mbledhë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe partnerët europianë, me fokus forcimin e bashkëpunimit rajonal, integrimin ekonomik dhe avancimin e perspektivës europiane të vendeve të rajonit.

Takimi zhvillohet në kuadër të Procesit të Berlinit, një nismë që synon të thellojë bashkëpunimin mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të mbështesë afrimin e tyre me Bashkimin Europian.

Në fokus të samitit do të jenë përpjekjet për rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe rajonal, si dhe përparimi drejt integrimit europian.

Ndërkohë, Tirana vijon të vlojë nga protestat dhe dhuna policore.

About Redaksia

Check Also

Rama shton numrin e mercenarëve që do shpërblehen për dhunën dhe terrorin ndaj të miturve dhe të rinjve në protestë

Kryeministri Edi Rama rrit numrin e policëve ‘mercenarë’ të cilët do t’i shpërblejë për dhunën …