Garo: Studentët e refuzojnë, Rama sajon takime me “studentë të shpikur” për të shpëtuar karrigen e pushtetit!

Deklaratë për media zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo:

Edi Rama, me të cilin nuk pranon të flasë askush, ka filluar të flasë me vete. Dy herë brenda ditës sot, pasi u refuzua për herë të dytë nga studentët, ai inskenoi 2 takime. Të parin me një të ri në karrige me rrota dhe të dytin me një ‘student të shpikur’.
Mos harroni se po ky njeri, vetëm dy muaj më parë tallej publikisht me një të ri me autizëm dhe nënën e tij.
Sot priti në zyrë një të ri, me një përvujtni false, sikur të ishte Shën Francesku.
Zoti e faltë se nuk di më cfarë bën për të mbajtur pushtetin!

Një video e dytë, e shpërndarë nga Rama sonte ishte një fyerje tjetër për të rinjtë studentë që janë ndërkohë duke protestuar para zyrës së tij për të tetën ditë.
Rama kishte montuar një të ri sikur ai po i bënte pyetje dhe ky i përgjigjej. I riu ishte ulur në një karrige të kuqe te trotuari para Kryeministrisë, ku studentët e vërtetë nuk pranuan të ulen, as dje as sot.
Ku e ka lëshuar veten ky njeri?
Kur studentët e refuzojnë, ai shpik një student.
Pasi i ka sharë njerëzit me aftësi ndryshe, fton një prej tyre kur është në hall.
Të dashur studentë dhe të rinj: ky është Edi Rama, që ju e njihni mirë dhe prandaj e refuzoni.
Një spekulator 2 lekësh që është gati të bëjë çdo gjë për karrigen e tij.
Mirënjohje për revoltën dhe qëndresën tuaj, dhe për faktin se duke mos u ulur në karriget mashtruese që ai u ofron, ekspozoni se cfarë është gati të bëjë ai për të mbajtur karrigen e vet!
Bashkohuni me studentët në protestën kombëtare, të shtunën më 24 tetor, ora 10.00 te Kryeministria!

About Redaksia

Check Also

PPE: E drejta për protestë duhet të respektohet, hetim përdorimit të forcës!

Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e …