Ndryshime në renditjen e FIFA, Brazili mbetet lider, Argjentina kalon Francën

Gjatë ditës së sotme është publikuar renditja e re e FIFA-s për kombëtaret e futbollit. Brazili mbetet i pari në renditje, i ndjekur nga Belgjika në vendin e dytë.

Ndryshim pati në pozitën e tretë, të cilën tani e ka Argjentina, duke e kaluar Francën, që renditet në vendin e katërt.

Në të pestin gjendet Anglia, kurse Spanja e ka kaluar Italinë dhe renditet e gjashta, kurse “Azzuri” në vendin e shtatë.

Holanda ka kaluar në vendin e tetë, kurse Portugalia ka rënë në të nëntin.

Top-10shen e përmbyll Danimarka, kurse Gjermania është ngritur pak dhe renditet e 11-ta.

Kujtojmë se Kosova ka shënuar ngritje për një pozitë dhe renditet në vendin e 106-të, kurse Shqipëria ka mbetur e 66-ta.

About Redaksia

Check Also

Neymar rrëfen tmerrin në Paris: Tentonin të më godisnin!

Largimi i Neymar nga PSG nuk ishte i butë, praktikisht siç ndodhë shpesh me yjet …

Leave a Reply