Kush është Gentian Sharra, banditi i Elbasanit, mik i Tao Ballës që i jepte tenderat

Ditën e sotme, Gentian Sharrës dhe babait të tij, Mustafa Sharrës u janë sekuestruar pasuri me vlerë 5 mln euro në qytetin e Elbasanit.

Por kush është Gentian Sharra?

Nga të dhënat hetimore Gentian Sharra, 48 vjeç është i implikuar në trafik të lëndëve narkotike, krime kundër personit dhe krime ekonomike.

Ai është i përfshirë edhe në grabitjen e Rinasit më 9 prill të 2019. Nga hetimet rezultoi se furgoni i përdorur në grabitje është modifikuar nga vëllezërit Çala në servisin e Gentian Sharrës, në fshatin Katund i ri në Elbasan.

Ndërkohë Mustafa Sharra njihet edhe si miku i Talo Çelës. Është vërtetuar se për një periudhë kohore Talo Çela ka qenë si i punësuar tek firma e bashkëshortes së Gentian Sharrës, Olta Sharra.

Gentian Sharra u arrestua gjatë operacionit policor “Golden Bullet”, pas rrëfimeve të Nuredin Dumanit.

Pasuritë e sekuestruara:
1 vilë luksoze në lagjen Katund i Ri, Elbasan, biznes fason dhe tokë arë;
Truall dhe ndërtesë, me sipërfaqe 120 m2, në lagjen Katund i Ri.
Tokë arë me sipërfaqe 15680 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe 119.8 m2, në lagjen Katund i Ri.
Tokë arë me sipërfaqe 3533 m2, në lagjen Katund i Ri.
Pasuri tokë arë me sipërfaqe 4170 m2, në lagjen Katund i Ri.
Pasuri tokë arë me sipërfaqe 4050 m2, në lagjen Katund i Ri.
Pasuri tokë arë me sipërfaqe 3533 m2, truall me sipërfaqe 208.1 m2 dhe ndërtesë, në lagjen Katund i Ri.
Pasuri tokë arë me sipërfaqe 394 m2, në lagjen Katund i Ri.
4 automjete në pronësi të shtetasit Gentian Sharra dhe të familjareve të tij.

About Redaksia2

Check Also

Ish-drejtuesi i policisë: SPAK po fsheh ministrat dhe deputetët në dosjen e Suel Çelës

Policë gazetarë dhe njerëz të ligjit rezultojë të përfshirë në një dosje voluminoze të “Suel …

Leave a Reply