Kongresmeni amerikan Ritchie Torres ka reaguar ashpër ndaj dhunës së raportuar gjatë protestave në Shqipëri, duke kërkuar që dhuna e Policisë ndaj protestuesve të marrë fund.
“Shqiptarët kanë të drejtë të protestojnë në mënyrë paqësore. Policia duhet të respektojë të drejtën e protestuesve për të protestuar dhe të garantojë zbatimin e shtetit të së drejtës”, thekson kongresmeni amerikan.
Ai bën thirrje për shtensionimin e situatës dhe ndalimin e dhunës, duke nënvizuar nevojën për respektimin e të drejtës së qytetarëve për tubime paqësore.
Gazeta RD