Rama provokon studentët: Kërkon dialog me stola guri!

Pas refuzimit të përsëritur të studentëve, të karrigeve të dialogut, Edi Rama ka provokuar me një tjetër mënyrë.

Para kryeministrisë ai ka rikthyer thirrjen për diskutim, por këtë herë jo me karrige të zakonshme por me stola guri.

Siç shihet edhe nga pamjet para Kryeministrisë, Rama ka vendosur stolat mbi të cilët shkruan “Dialog”.

Zhvillimi vjen në ditën e dhjetë të protestave kundër qeverisë, ndërsa studentët, gjimnazistët dhe pedagogët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e Ramës.

Një ditë më parë, protestuesit u mblodhën përpara Kryeministrisë, ku refuzuan sërish ftesën e Ramës për dialog. Ata thyen karriget e vendosura përpara godinës dhe i hodhën drejt hyrjes së saj, duke përsëritur se nuk pranojnë të negociojnë me kreun e qeverisë.

Ndërkohë, pedagogët kanë nisur bojkotin e mësimdhënies në universitetet publike, duke deklaruar se nuk do të tërhiqen nga protesta deri në plotësimin e kërkesës për largimin e Ramës.

About Redaksia

Check Also

I dashur Edi…/ Vuçiç i shkruan me mallëngjim vëllait të tij në Tiranë për protestat

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se kryeministri Edi Rama gaboi duke u treguar shumë …