Pedagogët kanë nisur të mblidhen këtë të enjte përpara Korpusit Qendror të Universitetit Politeknik të Tiranës, në vijim të protestave kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Një ditë më parë, pedagogët njoftuan bojkotimin e mësimdhënies në universitetet publike, vendim që do të mbetet në fuqi deri në një njoftim të dytë.
Pas grumbullimit përpara Universitetit Politeknik, pedagogët pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë, ku do të vijojnë protestën e tyre.
Ndryshe nga studentët, të cilët janë mbledhur përpara Kuvendit, pedagogët kanë vendosur të mos u bashkohen atyre në këtë tubim, por të vijojnë marshimin drejt Kuvendit.
“Studentët nuk janë vetëm”, “Kur goditet studenti , goditet e ardhmja” , “Jemi me studentët”, “Mos prekni studentët”, janë pankartat që mbajnë pedagogët.
Protesta zhvillohet në ditën e dhjetë të revoltës studentore, ndërsa pedagogët kanë shprehur solidaritetin me të rinjtë dhe kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Gazeta RD