DENVER, COLORADO - MARCH 21: U.S. Rep. Alexandria Ocasio Cortez (D-NY) speaks during a rally on March 21, 2025 at Civic Center Park in Denver, Colorado. Bernie Sanders and Ocasio-Cortez are holding a series of rallies they are calling the "Fight Oligachy" tour and will include stops in Tucson and Tempe, Arizona. (Photo by Chet Strange/Getty Images)

Protestat në Shqipëri/ Kongresmenia amerikane: Qeveria të ndalë dhunën dhe të respektojë lirinë e shprehjes!

Kongresmenja demokrate amerikane, Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë shqiptare të ndalë përshkallëzimin e shtypjes së dhunshme ndaj protestuesve dhe të respektojë lirinë e shprehjes.

Përmes një deklarate publike, Ocasio-Cortez ka bërë të ditur se gjatë javës së fundit është kontaktuar nga anëtarë të komunitetit shqiptar në SHBA, të cilët kanë shprehur shqetësimin për sigurinë e familjarëve të tyre në Shqipëri.

Në mesazhin e saj, kongresmenja amerikane i drejtohet qeverisë shqiptare me një apel të qartë për uljen e tensioneve dhe respektimin e të drejtave themelore të qytetarëve.

Deklarata 

“Gjatë javës së fundit, kam marrë mesazhe nga anëtarë të komunitetit shqiptar, të cilët janë të shqetësuar për sigurinë e familjarëve të tyre.

I bëj thirrje qeverisë shqiptare të ndalë përshkallëzimin e shtypjes së dhunshme ndaj protestuesve dhe të respektojë lirinë e shprehjes së shqiptarëve.”

About Redaksia

Check Also

Thirrja e të përndjekurve politikë/ Të shtunën në ora 10.00 mbështesim protestën kombëtare të thirrur nga studentët

Shkëlqim LEPENICA Të Përndjekurit Politikë, në Këmbë Kundër Narkoshtetit të Pinjollit të Diktaturës Edi Rama! …