Aktivisti shqiptaro-amerikan Harry Bajraktari kërkon përfshirjen e përfaqësuesve perëndimorë në dialogun mes protestuesve, qeverisë dhe opozitës. Bajraktari i bën thirrje Edi Ramës të japë dorëheqjen dhe të hapë rrugën për një tranzicion paqësor të pushtetit.
Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Bajraktari kërkon që përfaqësuesit ndërkombëtarë të përfshihen në komunikimin me protestuesit, qeverinë dhe opozitën, për të garantuar një proces që, sipas tij, do të çonte drejt zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe demokratike.
“Edi Rama nuk mund ta mbajë vendin peng. Ai duhet të ndalë dhunën ndaj protestuesve paqësorë, të japë dorëheqjen dhe t’i hapë rrugën tranzicionit paqësor të pushtetit”, shkruan Bajraktari.
Ai thekson gjithashtu se aleatët perëndimorë të Shqipërisë duhet të monitorojnë të gjithë procesin, duke e konsideruar këtë si rrugën drejt garantimit të zgjedhjeve demokratike.
Në përfundim, ai shpreh mbështetjen për Shtetet e Bashkuara, aleatët evropianë të Shqipërisë dhe popullin shqiptar.
Gazeta RD