Berisha: Rama dhe Vuçiç, “dy gangsterët e Ballkanit”, të bashkuar kundër Kosovës dhe studentëve

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka cilësuar Edi Ramën dhe Aleksandar Vuçiçin si “dy gangsterët e Ballkanit”, pas takimit të tyre në Budva. Në një reagim publik, Berisha i akuzon dy liderët për qëndrimet ndaj Kosovës, lidhjet me krimin e organizuar dhe kërcënimin që i paraqesin stabilitetit rajonal. Lideri demokrat akuzon gjithashtu qëndrimet e tyre ndaj studentëve dhe kundërshtimin e sanksioneve ndaj Rusisë.

Reagimi i plotë:

Takohen dy gangsterët e Ballkanit

Miq, dje në Budva u takua patroni dhe argati: Vuçiçi dhe Rama!
Ata kanë të përbashkët:
Antishqiptarizmin: Të dy urrejnë për vdekje shqiptarët.
Armiqësinë ndaj Kosovës: Të dy janë armiq të egër të pavarësisë së Kosovës dhe bënë projektin për ndarjen e saj!
Armiqësinë me studentët: Të dy janë armiqtë më të egër të studentëve në Evropë.
Lidhjet me krimin: Të dy janë politikanët me lidhjet më të ngushta me krimin në Evropë, patroni me bandën e Belivukut, që grinte të rinjtë në mulli mishi e i kthente në sallam, kurse argati me Hysajt, kartelin Sinaloa dhe kartele të tjera.
Komunikimet e koduara: Të dy kanë në përdorim nga tre telefona Sky ECC të koduar për komunikime të pista.
Shtetin e drogës, krimit dhe kontrabandën: Argati ka ndërtuar narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Evropë, ndërsa patroni merret me kontrabandë armësh etj., etj.
Testin e drogës: Të dy marrin kokainë, por refuzojnë testin e drogës.
Zgjedhjet: Të dy dhunojnë zgjedhjet dhe ndihmojnë njëri-tjetrin.

Dje në Budva, në prag të zgjedhjeve që zhvillohen të dielën në Serbi, argati e quajti patronin “kryeministri më i mirë i Serbisë pas Nikola Pashiqit”, kurse patroni e qortoi se ka thyer pak kocka dhe ka çarë pak kafka studentësh.
Të dy janë të lidhur me Putinin: patroni në gen dhe gjak, kurse argati me gjysmë-vëllain e tij që e fsheh dhe nuk e përmend kurrë.
Të dy janë kundër sanksioneve ndaj Rusisë. Patroni nuk i vendosi ato, kurse argati në samite të NATO-s mbronte patronin, i cili sipas tij nuk duhej të vendoste sanksione.
Të dy janë rrezik madhor për paqen dhe stabilitetin në rajon!

About Redaksia

Check Also

Rama dhe Vuçiçi janë dy gangsterët më të mëdhenj të rajonit, dy antishqiptarët më të damkosur

Marsi Korreshi, Syri Tv: Z. Berisha, në kulmin e protestave në Tiranë, kreu i qeverisë …