Mjekët deklaratë nga protesta: Rama të japë dorëheqjen! Ndërkombëtarët të mbajnë qëndrime të pavarura!

“Ne, nënshkruesit e kësaj deklarate, mjekë, stomatologë, farmacistë dhe punonjës të tjerë, i bashkohemi protestës së studentëve. Misioni ynë për të mbrojtur jetën e qytetarëve na ngarkon me detyrën për të mbrojtur jetën. Nuk mund të qëndrojmë të heshtur.

Arsimi cilësor dhe e drejta për të ndërtuar të ardhmen në vendin e tyre janë çështje që na përkasin të gjithëve.

Ndaj, ky grupim kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, si akt të marrjes së përgjegjësisë politike për krizën dhe përshkallëzimin e saj, si dhe krijimin, në përputhje me Kushtetutën, të një qeverie tranzitore që të mundësojë daljen paqësore nga kjo situatë dhe respektimin e funksionimin e institucioneve.

Dënojmë dhunën e ushtruar ndaj studentëve dhe ndaj atyre që janë angazhuar për të dhënë ndihmën e parë. Studentët vullnetarë dhe personeli shëndetësor që ofrojnë ndihmë kërkojnë të mbrohen.

Punonjësit e policisë duhet të garantojnë jetën e qytetarëve, si edhe paprekshmërinë e pronës private. Duhet të mbrohen edhe banorët dhe kalimtarët. Përdorimi i gazit në sasi të mëdha dëmton edhe banorët dhe mund të ekspozojë qytetarë të çdo moshe.

Si profesionistë të shëndetësisë, e konsiderojmë të papranueshme lënien pa ndihmë të personave të lënduar. Kërkojmë hetim të shpejtë”.

About Redaksia

Check Also

Berisha-Ramës: PD është dhe do jetë e pranishme në çdo protestë kundër teje, sepse ti je një armik i egër i shqiptarëve

Kryetari i PD Sali Berisha ka reaguar ndaj Ramës, i cili tha se, “protestat e …