Berisha: Meqenëse filloi me iniciale, ne do flasim pa iniciale.
Ky është Saimir Habil Tahiri, anëtar kryesor i organizatës kriminale të Edi Ramës.
Ky Saimir Habil Tahiri u regjistrua nga antimafia italiane si bashkëpunëtor i klanit Habilaj, i kishte dhënë klanit Habilaj skafin si ministër i Brendshëm dhe veturën e tij për transport droge.
Ky është Lefter Koka, idioti i dobishëm që e përdorën për të vjedhur 400 milionë euro të djegësave, anëtar i organizatës kriminale.
Ky është këshilltar i Haram Begajt sot, ky është Alqi Bllako, njeriu që me paratë e djegësve i lidhte të atit miliona lekë rrogë. Ja ku është, e keni këshilltar sot të Haram Begajt.
Kjo është monstra. Kjo është Lubi Balluku, anëtare më kryesore e organizatës kriminale të Edi Ramës, e akuzuar vetë për 6 dosje 36 vite burg në bashkëpunim me Palloshin e Gjatë. Ke fytyrë ti të dalësh të përmendësh emra kur je kreu i tyre?
Ky është Ilir Beqja, i cili bashkë me Ramën vodhi mbi 300 milionë euro në koncesionet e shëndetësisë. Por i pangopur, shkoi e vodhi paratë e BE në restorantin e tij. Ja ku është.
Po ky, Lali Vjedhësi që u thoshte qytetarëve shqiptarë se kam mbjellë 1 milionë pemë në Tiranë dhe që faturonte pishat me 6500 euro fidani. Po ky Lali Vjedhësi që firmoste për djegësin e Tiranës 130 milionë euro dhe nuk ekziston gjurmë e tij. Po ky Lali Vjedhësi që me bandën e 5D vidhte të gjitha prokurimet publike të bashkisë. Po ky Lali Vjedhësi që me paratë që u shpërndante njerëzve të tij, frynte garderobën e tij të barabartë me atë të Asadit. Nuk janë iniciale këta, ky është Lali Vjedhësi.
Po kjo ndrikulla e krimit, një Lubi tjetër në llojin e vet, Olta Xhaçka, në krye të grupit të palës shqiptare në Grupin Milton që ka vjedhur miliarda qytetarëve perëndimore dhe që vazhdon edhe sot veprimtarinë së bashku me mikun e saj Olsi Rama në krye të grupit. E marrë tani në ndjekje për larje parash. Dhe bashkëshorti i saj i marrë në ndjekje për kontrabandë armësh. Bashkëshorti i saj falsifikon dokumente dhe vjedh 10 mijë metër katror tokë në breg si tokë të tij, ndërkohë që provohet se ishte tokë publike.
Po ku ke fytyrë ti mor të paraqesësh kriminelë se gjete një armë të ftohtë?
Ja ku e ke Oltën së bashku me Olsin tënd që drejton veprimtarinë kriminale të plaçkitjes me call-centera.
Ja ku e ke Oltën e Amant Josifit.
Ja ku i ke.
Kanë harruar të vënë Mimi Kodhelin, Madamë Radarin që shuante radarët me Saimir Tahirin. E dini, në orë të caktuar, të dy bashkë kur flotilja e drogës nisej për Itali, radarët shuheshin.
Kjo Korba e Korrupsionit, e Kovidit, edhe kjo është një monstër në vetvete. Për shkak të saj dhe të Edi Ramës, të vjedhjeve të saj të papërmbajtura, të jo më pak se 600 milionë eurove në prokurime, shqiptarët vdiqën më shumë se të gjithë të tjerët. Shqiptarët vdiqën baras me banorët e lartësive 4 mijë metra nga Kovidi. 20 mijë shqiptarë vdekshmëria nga Kovidi, tre herë më e lartë se vendet e tjera në rajon.
Po ky? Olsi Rama erdhi nga Miçigani dhe mblodhi grupin e tij të lojërave të fatit dhe drogës dhe e solli në Shqipëri. Anëtar kryesor i Xibrakës, me dokumente. Dhe sot ky me Oltën janë patronë publikë të call-centerave, këtyre çerdheve të krimit. Ka marrë 38 mijë metër katror me tre vendime qeverie. U janë marrë tokat privatëve dhe i janë dhënë nga i vëllai. Emri i tij figuron në afera të shumta. U kujtohet ky që gjeti një përgjegjës të një shtëpie azili në Kinë dhe e solli për t’i dhënë parkun industrial në Porto Romano?
Tjetri. Ministri mafioz. Të gjithë pasurinë e ka mbi drogën dhe Edi Rama e mbron. Është subjekt i ligjit antimafia. I vëllai i tij është i dënuar 10 vite në Romë, rrinte i lirë i mbrojtur dhe vazhdonte trafiqet nga Vlora. Fatzi Xhafa.
Tjetër, ky kriminel. Simbol i zi i krimit që ka porositur vrasje. Numri i tij i telefonit dhe emri i tij në përgjim rezultojnë porositës të vrasjes së avokatit Ravik Gurri vetëm e vetëm se ishte avokat i palës kundërshtare të bandës që mbështeste ky. Ky kriminel është direkt i përfshirë në një seri marrëveshjesh me bandat më të rrezikshme të Shqipërisë, në lirimin e autorëve të akteve terroriste. Ky kryeson grupin parlamentar të Edi Krimit.
Çiraku i Avdylëve, ja ku e keni, Gjushi famëzi, i filmuar, i regjistruar me lidhjet më të ngushta me bandat më të rrezikshme të vendit.
Fatos Tushe, kryetar bashkie në Lushnje, në funksion të bandave dhe krimit. Ja ku e ka. Vazhdo.
Lefter Alla, edhe ky i implikuar në një seri veprash penale.
Ja famozi, nuk ka nevojë për koment famëziu Safet Gjici. Nuk është gjë ajo që dinë shqiptarët se çfarë veprash ka me rojet e tij private.
Rexh Byberaj, Rexh Gonigali, ky për të fshehur vjedhjet e tij shpall McGonigalin qytetar nderi të Tropojës.
Tjetër, shoferi i Suel Çelës, krimineli Proda, truproja i Suel Çelës, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
Oltion Bistri, ky është spiuni personal i Lubisë që regjistronte, rekrutonte dhe kryente çdo urdhër të saj. U burgos, doli, e nxori nga burgu ajo.
Tjetër, ndrikulla e krimit, ndrikulla e drogës, shefja e shërbimit e dyta në botë që bie në prehrin e organizatave kriminale njëlloj si kreu i shërbimit informativ të Botsvanës, shtetit të parë dhe të vetëm të drogës në Afrikë.
Mirlinda Karçanaj, kjo e gjora, nuk ka banesë. Me katër shtëpi me para të vjedhura. E lidhur ngushtë njëlloj si tjetra me Ergys Agasin. Po, me dokumente. Dhe me Lindën e Surrelit u bë e mundur të vidhen qindra milionë euro nga AKSHI, kopshti privat i Edi Ramës.
Plarent Ndreca, avokati i Lali Vjedhësit, ish-zëvendësministër, cub i vërtetë, i përjashtuar si cub nga administrata, hajdut i shpërfytyruar, me dhjetëra milionë euro të vjedhura për uniformat e policisë dhe jo më pak në Ministrinë e Arsimit.
Taulant Tusha, ky është drejtori i 5D. Famëzi. Ky me Olsi Ramën dhe një tjetër drejtor kanë të ndërtuar hotelin e qelqtë më të madh në Shqipëri në Durrës. Dhe nuk u preket. Nuk guxon kush t’ua prekë.
Mariglen Qato i 5D, famëzi.
Redi Molla, tregon vetë se çfarë mafiozi është ky. Hajdut i 5D edhe ky.
Ergys Vjerdho, ky është asistenti i Lubi Ballukut, ky është ai që i thoshte Lubia kalo pak sipër. Ja ky, e keni parasysh. Ky hajdut.
Një hajdute edhe kjo e sprovuar.
Gazeta RD