Nënkryetari i PD, Nikola Kedhi, në një intervistë për SYRI TV në emisionin ‘Calling Flavio’, deklaroi se shqiptarët do të bëhen bashkë për të rrëzuar këtë autokrat!
Kedhi foli në prag të protestës kombëtare të thirrur nga PD për të mbështetur lëvizjen studentore. Sipas tij, sot shqiptarët do zgjedhin Shqipërinë.
“Sot është dita kur shqiptarët do të duhet të zgjedhin Shqipërinë dhe për ta bërë këtë, duhet të bëhen të gjithë bashkë.
Unë e kam thënë edhe herë tjetër se çdo autokraci mundet, por nuk mundet vetëm nga një grupim shoqëror.
PD ka qenë një grupim që nuk e ka lënë asnjëherë bulevardin bosh.
Por nuk mjafton vetëm një grupim. Sot shohim që ka një ndërgjegjësim dhe një ngritje nga grupime të tjera shoqërore dhe kjo është një gjë jashtëzakonisht pozitive.
Në kushtet kur PD është aty, grupimet e tjera, mjekët, studentët, pedagogët, socialistët, të zhgënjyer janë ngritur, kemi një mundësi shumë mirë për të zmbrapsur këtë autokrat që të dalë më pas para drejtësisë.
Sot kemi një mundësi shumë të mirë që të dalim mbi dallimet tona dhe të zgjedhim Shqipërinë.
Të zgjedhim që duke u bërë bashkë të rrisim presionin tonë në maksimum që autokrati të zmbrapset.
Nuk mund t’i lëmë vetëm të rinjtë përballë autokracisë, përballë dhunës çnjerëzore që ne kemi parë përgjatë javës së fundit.
Ashtu siç demokratët janë në krah të studentëve, çdo grupim duhet të jetë në krah të tyre.
PD ka disa ditë që po bën përpjekjet e saj për këtë protestë kombëtare. Jam i bindur që sot do jemi jashtëzakonisht shumë në numër”, tha Kedhi.
Gazeta RD