Tensionet kanë vijuar gjatë protestës studentore në Tiranë, ku policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë të rinjtë e mbledhur në rrugë. Efektivët kanë ndërhyrë ndaj protestuesve në disa zona të kryeqytetit, duke i detyruar të zhvendosen.
Ndërkohë në një moment protestuesit mblodhën para bashkisë së Tiranës ku dhe është djegur dera kryesore e bashkisë së Tiranës. Policia po përdor pa limit gaz lotsjellës për të shpërndarë protestues.
Gazeta RD