I vihet flaka Bankës së Shqipërisë

Godina e Bankës së Shqipërisë është përfshirë nga flakët gjatë protestës që po zhvillohet në Tiranë, ndërsa situata në kryeqytet vijon të jetë e tensionuar.

Përpjekjet për të ndërhyrë dhe shuar zjarrin janë vështirësuar, pasi zjarrfikësit nuk janë lejuar të afrohen në zonën ku raportohet për flakët.

Sipas informacioneve nga vendngjarja, zjarrfikësja ka mbërritur pranë sheshit, por më pas është detyruar të tërhiqet pa ndërhyrë.

Protesta është shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe policisë, përdorim të gazit lotsjellës dhe ujit me presion, si dhe incidente në disa zona të kryeqytetit.

About Redaksia

Check Also

Protesta studentore, “Bloomberg”: Rritet presioni mbi Ramën, shtohen thirrjet për dorëheqje

Protesta e sotme studentore është pasqyruar edhe nga media e njohur amerikan “Bloomberg”, e cila …